Flash News

E-TJERA

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë: SPAK nuk mjafton për parandalimin e krimeve zgjedhore

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë: SPAK nuk mjafton për

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi deklaron se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse partia në pushtet nuk është e interesuar për ta realizuar këtë gjë.

I ftuar në A2 CNN, Prençi tha se angazhimi i SPAK ose Prokurorisë në këtë drejtim, pra në mbrojtjen e zgjedhjeve, është i pamjaftueshëm.

“Gjithmonë në prag zgjedhjesh dhe pas zgjedhjesh, partitë mes njëra-tjetrës bëjnë kakofoni akuzash njëra pas tjetrës. E rëndësishme është që duhet të jetë partia në pushtet për të mos pasur krime zgjedhore. Është e pamundur sado angazhim të ketë SPAK apo prokuroria, nëse qeveria që është në pushtet nuk është e angazhuar që me të gjitha instrumentat e zbatimit të ligjit të parandalojë krimet zgjedhore, atëherë asgjë nuk është në rregull.

Në vitin 2021 ka patur vjedhje masive të votës, blerje masive të votës, të denoncuar gjatë fushatës elektorale, edhe ditën e zgjedhjeve, por edhe gjatë numërimit. Dhe në mënyrë kategorike PD nuk u angazhua më pas për ta vazhduar kalvarin e denoncimeve të vjedhjeve të zgjedhjeve. Kjo sepse u fut në një përçarje të vetën. Pati ndarje në dy pjesë. Njëra pjesë ishte e interesuar të sulmonin ish-kryetarin e partisë, pjesa tjetër u fokusuan të sulmonin non gratën e liderit historik”, tha Prençi.

Të fundit