Flash News

E-TJERA

Ish-drejtuesi i policisë për pezullimin e Ballukut: Duhej të kishte dhënë dorëheqjen

Ish-drejtuesi i policisë për pezullimin e Ballukut: Duhej të

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ka komentuar pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se vendimi i drejtësisë duhet të respektohet pa asnjë diskutim.

Në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, Havari u shpreh se Balluku duhej të kishte dhënë vetë dorëheqjen që në momentin e parë, duke shtuar se standardet e një vendi demokratik kërkojnë përgjegjësi të menjëhershme.

Ai theksoi se nuk ka asnjë arsye që Balluku të mos tërhiqet vetë përballë hetimeve.

“Kur flet drejtësia të tjerët heshtin. Kur thonë pezullohet janë mbështetur fort në ligje. Ekuilibrat që thotë kryeministri, ekuilibri nuk ra kur zv.kryeministri tjetër u arratis nga arratis nga drejtësia. Nuk ra qeveria pse iku ai. Pra çfarë problemi ka që ajo vajza, mirë vetë nuk po e bën të japë dorëheqje. Nuk e njeh sistemin e dorëheqjes. Se nuk jemi vend demokratik, kemi emrin po kemi shumë probleme. Duhet direkt pezullim dhe direkt zëvendësi. Ata nuk po e cënojnë te mandati deputetit që ka thjesht thonë pezulloje për frikësim, intimidim të dëshmitarëve. Dhe ata thonë që duhet pezulluar”, tha ai.

 

Të fundit