Flash News

E-TJERA

Ish-drejtuesi i policisë: Rama e kërkon të vdekur Ervis Martinajn, duket si palë kundërshtare

Ish-drejtuesi i policisë: Rama e kërkon të vdekur Ervis

Çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt mbetet ende mister. Pavarësisht thirrjes së kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë fund dilemës nëse është gjallë apo i vrarë.

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, tha për Euronews Albania se duke analizuar deklaratën e tij për Martinajn, duket se fillimisht e kërkon të vdekur duke krijuar përshtypjen se është pala e tij kundërshtare.

“Në qeverinë shqiptare ka ministra të emëruar nga grupet kriminale në Shqipëri dhe ata kanë shumë forcë në qeverinë shqiptare. Po ta shikoni në sinkron, prononcimin e Ramës për rastin e Ervis Martinajt, do të shikoni një diskordancë midis qëndrimit të kryeministrit në raport me Martinajn, ai thotë: Ose gjejeni të vdekur dhe thoni popullit të vërtetën ose gjejeni të gjallë dhe çojeni para drejtësisë. Pra fillimisht e kërkon të vdekur dhe të krijon përshtypjen sikur kryeministri është palë kundërshtare me Ervis Marinajn”, u shpreh Martinaj.

 

Të fundit