All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Ish-drejtuesi i policisë: Rama në krahun e atyre që mund ta kenë vrarë Ervis Martinajn

All - Paragraf - 1

Ish-drejtuesi i policisë: Rama në krahun e atyre që mund ta

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka folur për fatin e të shumëkërkuarit të policisë, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht, Ervis Martinajt.

All - Paragraf - 3

Prençi ka thënë se kryeministri Edi Rama është i pozicinuar në krahun e atyre që mund të kenë vrarë Ervis Martinajn.

Gjithashtu theksoi se Rama, kur prezantoi drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, tha se uniformat blu duhet t’i thonë opinionit publik, nëse Martinaj është i gjallë apo i vrarë.

Por sipas Prençit, kreu i qeverisë nuk ka bërë thirrje që autorët të cilët mund të kenë vrarë Martinajn, të vihen para drejtësisë.

“Më ka bërë përshtypje një gjë shumë serioze. Kryeministri thotë, për policinë ka dy opsione. Ta gjejnë, nëse është i vrarë, të gjendet dhe t’i thuhet opinionit publik se është i vrarë. Nëse është i gjallë, të gjendet e të vihet para drejtësisë. Në asnjë nga opsionet nuk thotë që të gjenden autorët që e kanë vrarë dhe të vihen para drejtësisë.

Besoj se isha i qartë. Kryeministri thotë në prezantimin e drejtorit të ri të policisë, nëse është është i vrarë, të gjendet dhe t’i thuhet opinionit publik se është i vrarë. Nëse është i gjallë, të gjendet e të vihet para drejtësisë.

Por nuk thotë te e para, nëse është i vrarë, të gjenden autorët dhe të shkojnë para drejtësisë, ndërsa për atë t’i thotë opinionit publik që është i vrarë. Që këtu, kryeministri i Shqipërisë është i pozicionuar në krahun e atyre që mund ta kenë vrarë, megjithëse kam thënë që e dua Ervis Martinajn të gjallë”, tha ai për ‘Euronews Albania’.

 

Të fundit