Flash News

E-TJERA

Ish-drejtuesi në Policinë e Shtetit në takimin me Berishën: Brenda ditës u largua gjithë sektori i krimit ekonomik në vend

Ish-drejtuesi në Policinë e Shtetit në takimin me Berishën:

Ish-drejtuesi në Policinë e Shtetit Arjan Hoxha ka denoncuar se brenda një dite është larguar gjithë sektori i krimit ekonomik-financiar në Shqipëri.

Duke folur në një takim të organizuar nga PD me të larguarit nga puna, Hoxha thotë se qeveria e rilindjes largoi nga radhët e saj policë të mirëkualifikuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Arjan Hoxha: Përfaqësues ligjor i shoqatës së policëve të liruar. Qeveria e rilindjes largoi nga radhët e saj policë të mirëkualifikuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

2014 kemi qenë rreth 1300 të larguar nga policia e shtetit. Është paramenduar dhe shprehur në media që të largohej sapo të vinte në pushtet, gjithë zinxhiri komandues dhe ai që kishte informacionet e policisë së shtetit.

Brenda një dite është larguar gjithë sektori i krimit ekonomik-financiar në Shqipëri, kjo do të thotë tja dorëzosh pushtetin krimit.

Të fundit