Flash News

E-TJERA

Ish-drejtues të UÇK në Hagë, Thaçi shpërthen ndaj politikanëve në Shqipëri: Hashimi doli i pastër!

Ish-drejtues të UÇK në Hagë, Thaçi shpërthen
Foto Ilustruese

Kreu i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, e ka cilësuar përballjen në tribunalin e Hagës për krime lufte si gjënë më pozitive që mund t’i ndodhte Hashim Thaçit.

Sipas Menduh Thaçit, një gjë e tillë hedh poshtë akuzat që rëndojnë mbi ish-presidentin kosovar për pazare në kurriz të Kosovës.

Është një fatkeqësi e pritur. Ka disa vite që shumë faktorë armiqësore ndaj shqiptarëve por edhe disa shqiptarë ndoshta pa vetëdije kontribuonin që të vinin te kjo. Por kjo do të përballohet. Hashim nuk ka mundur ti ndodhë gjë më pozitive në karrierën tij se kjo aktakuzë. Ai ka qenë në sulm të topave të pandërprerë antikombëtarë. Akuza rezervë që iu vendos në qafë Hashimit ishte se ai do të bëjë kompromise për Kosovën për të shpëtuar veten. Kjo vërtetoi pastërtinë e Hashimit dhe shokëve të tij. Kjo fatkeqësi nuk ka të bëjë me çështje individuale por në disa vite ne do të jemi të ballafaquar me dy procese. Procesi i rrumbullakimit të pavarësisë dhe ai gjyqësor. Askush nuk mund të bindë që do të dëmtojnë njëri-tjetrin. Po mundohem të mos përdor fjali klishe”, u shpreh Menduh Thaçi në një intervistë për ABC Neës.

Ndërkaq, Menduh Thaçi nuk u kursye aspak me faktorë politikë në Shqipërisë, të cilët kanë hedhur akuza vazhdimisht ndaj ish presidentit të Kosovës.

“Akuza të çoroditura janë bërë ndaj Hashimit se do të ndaj Kosovën. Më shumë më kanë penguar akuzat që vinin nga Shqipëria. Më duken shumë simpatikë liderë të Shqipërisë kur përmendin mbiemrat e serbëve. Dua t’ju them se këtë punë ne që e kemi jetuar këtu e njohim shumë më mirë sesa një tentim bajat i spektrit politik të Shqipërisë. Ndodh që kemi shumë folklorizëm, ngadalë zbret bëhet dramë dhe ajo mund të kthehet në tragjedi.

Mund të jetë naivitet dhe mosnjohuri. Por jam politikan i vjetër. Naivët ngado që janë harrojnë që shërbimi sekret serb është i fuqishëm. Me shpifjet e tyre fatkeqësisht disa shqiptarë me naivitet dhe të tjerë agjentë të paguar të këtyre shërbimeve na sollën këtu. Kjo është shumë e komplikuar për shkak se agjenturat nuk operojnë me metoda të shekullit 19.”, tha Menduh Thaçi.

Të fundit