Flash News

E-TJERA

Ish-futbollist në Austri, por i hyri radikalizmit; zbardhen detaje të reja për agresorin shqiptar

Ish-futbollist në Austri, por i hyri radikalizmit; zbardhen detaje të

Media austriake “Heute” ka publikuar informacione të reja sa i përket agresorit shqiptar që vrau të paktën 4 persona mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Vjenës.

Agresori i identifikuar si Kujtim Fejzullahi, me origjinë nga Maqedonia e Veriut ka qenë futbollist në qytetin e Mödling në adoleshencë, por aty ka rënë në kontakt me ekstremistë islamikë apo simpatizantë të ISIS që e kanë futur në rrugën e radikalizimit.

Gjatë sulmit, 20-vjeçari thuhet se ka ecur nëpër qytetin e Vjenës i armatosur me një AK-47 që e kishte marrë gjatë udhëtimit në Sllovaki, një pistoletë dhe një hanxhar. I riu u qëllua për vdekje nga policia.

Kjo media gjithashtu shkruan se janë 12 të dyshuar nga policia të moshës 16 dhe 25 vjeç me origjinë nga Bangladesh, St. Pölten, Çeçeni dhe Mödling, ku midis të cilëve dyshohen edhe për shqiptarë nga Kosova.

Të fundit