Flash News

E-TJERA

Ish-futbollisti i kombëtares: Fatura e dështimit i takon Sylvinhos, gaboi me Muçin dhe Mehmetin

Ish-futbollisti i kombëtares: Fatura e dështimit i takon Sylvinhos,

Legjenda e Kombëtares, Ledio Pano, ka komentuar ndeshjen Poloni-Shqipëri dhe gabimet që i dhanë fund ëndrrës së kuqezinjve për në Botëror.

I ftuar në Sport News në News 24, Pano tha se Sylvinho gaboi me mos aktivizimin e Muçit dhe Mehmetit dhe se fatura e dështimit i shkon trajnerit.

“Gabimi i Sylvinhos ishte që nuk aktivizoi Muçin dhe Mehmetin. Për mua duhet të ishin titullar. Ndikuan edhe mungesat e Manaj dhe Daku. Besoj që e gjithë fatura i shkon Sylvinhos. Nuk e shikojmë si tifozë, por si specialist”, tha Pano.

Ish-futbollisti kritikoi Sylvinhon për aktivizimin e rezervave në minutat e fundit.

“Ai do mbrojë veten e vet dhe ka të drejtën të flasi atë që dëshiron. Edhe ne kemi luajtur futboll, jo me Barcelonën, por kemi luajtur. Problemi është se Muçi e Mehmeti duhet të ishin në fushë. Edhe Messi po të hynte në minutën e 82-të, nuk bën gjë. Nëse Muçi dhe Mehmeti janë në formë, normalisht që do i fusësh. Bajrami te Rangers nuk luan, pamë që Mitaj nuk ishte në formën e duhur. Broja pa minuta fare. Shehu ishte nga më të mirët, pasi ka minutazh. Laçi u përpoq, por nuk ka talent dhe cilësi të të nxjerrë nga “selameti””, u shpreh Pano.

Të fundit