Flash News

E-TJERA

Ish-gjyqtari Ilir Pashaj dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për korrupsion dhe pastrim parash

Ish-gjyqtari Ilir Pashaj dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. Pashaj, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, gjithashtu ka humbur të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vitet e ardhshme.

Pashaj u shpall fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe funksionarëve të tjerë” dhe “Mosdeklarimi i pasurisë dhe interesave private”. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në pastrim të parave nga aktivitetet kriminale.

Ish-gjyqtari, i cili dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në vitin 2017 përpara se të niste vetingu, u arrestua në korrik të vitit 2022 si pjesë e një çështjeje korrupsioni. Pas largimit nga drejtësia, Pashaj nisi të punonte si avokat.

Të fundit