Flash News

E-TJERA

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha i përgjigjet Ramës: Nuk jam monstër, do rikthehem më e fortë

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha i përgjigjet Ramës: Nuk

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e arrestuar në vitin 2021 për korrupsion i është përgjigjur për herë të parë kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e cilësoi si mostër.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha thotë se ai etiketim nuk i përket asaj, ndërsa shton se do të kthehet më e fortë.

 “Më kanë etiketuar me një etiketim monstër, ndërkohë që kurrsesi nuk më përket ai etiketim, nuk jam e tillë. Sigurisht që dalja nga këtu apo rifillimi i jetës sime do jetë i vështirë, por jam gati të përballem më gjithçka, për sa kohë jam e bindur në gjykimin dhe në ushtrimin e një detyre nga ana ime ashtu siç duhet. Nëse do kthehem përsëri, pasi është një gjë që do ta kërkoj deri në fund që të kthehem si gjyqtare, do të kthehem më e fortë se më parë”, u shpreh Hoxha.

Hoxha thotë se vendimet i ka marrë me gjykimet dhe bindjet e saj, në raport me zbatimin e ligjit, madje po t’iu kthehej çështjeve do të merrte të njëjtat vendime.

“Janë vendime, gjykime të cilat janë gjykuar mbi bindjen time të brendshme dhe mbi një bindje profesionale gjithmonë në zbatim të ligjit. Janë çështje, të cilat janë trajtuar, janë shqyrtuar drejtë dhe edhe nëse i kthehem prapë këtyre vendimmarrjeve patjetër do të merrja të njëjtat vendime”, u shpreh ajo.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e ka dënuar Hoxhën me 3 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të kryejë 2 vite në qeli.

Hoxha u arrestua për korrupsion, pasi ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale, dhe aktualisht është në paraburgim.

Të fundit