Flash News

E-TJERA

Ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve bëhet "kurban" për Teatrin e ri

Ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve bëhet "kurban"

Mbrëmjen e djeshme  ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve është bërë "kurban" për t'i hapur rrugë punimeve që po kryhen për Teatrin e ri.

Aksioni është kryer gjatë orëve të natës, me pretendimin se në këtë hapësirë do të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë.

Teatrit Kombëtar i Tiranës, u dhemb në orën 04.00 të mëngjesit të 17 Majit 2020. Efektivët e Policisë nxorën nga godina aktorët dhe aktivistët të cilin ishin kundra shembjes dhe rrëzuan fasadën e Teatrit.

Gjatë gjithë asaj dite dhe atyre që pasuan, në Tiranë u zhvilluan protesta dhe shumë persona, aktorë, aktivistë të Teatrit dhe qytetarë u shoqëruan në Polici.

Këshilli i Ministrave përmes një vendimi ia kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës trualin ku ndodhej Teatri Kombëtar dhe më pas Këshilli Bashkiak vendosi për shembjen e tij.

Ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve bëhet "kurban"Ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve bëhet "kurban"Ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve bëhet "kurban"

Të fundit