Flash News

E-TJERA

Ish-Juristi i Kadastrës së Durrësit, në "arrest shtëpie" për tjetërsimin e tokës në Spitallë

Ish-Juristi i Kadastrës së Durrësit,  në "arrest

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për ish-juristin e Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me katër zyrtarë të tjerë. Sipas hetimeve, ata dyshohen për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 151 mijë metër katrorë tokë në zonën e Spitallës.

Zaho ishte shpallur në kërkim që nga prilli i vitit 2024, pasi Gjykata e Durrësit kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest në burg" në mungesë, me kërkesë të Prokurorisë. Hetimet, të nisura në vitin 2019, zbuluan një skemë të përfitimit të paligjshëm të pronave, ndërsa çështja u rikthye në vëmendje në shkurt të vitit të kaluar pas denoncimit të një qytetari.

Denoncimi lidhej me zaptimin e pronës së tij, ende nën proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë, nga dy subjekte, ku njëra pretendonte se e kishte blerë tokën nga një kompani tjetër. Skandali ka ngritur sërish alarmin për abuzimet me pronat publike dhe rolin e institucioneve përgjegjëse në tjetërsimin e tyre.

Të fundit