Flash News

E-TJERA

Ish-kandidatja e PS-së për Këshillin Bashkiak emërohet drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Arteve

Ish-kandidatja e PS-së për Këshillin Bashkiak emërohet

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Sipas vendimit, në ketë pozicion është emëruar Adela Demetja, e njohur si ish-kandidate e PS-së për Këshillin Bashkiak. 

V E N D I M 
PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352,  datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,  Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Të fundit