Flash News

E-TJERA

Ish-këshilltari i Ballukut emërohet me VKM drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

Ish-këshilltari i Ballukut emërohet me VKM drejtor i

Erlis Hereni është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Me propozimin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe me vendim të Këshillit të ministrave Hereni është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Më herët ky i fundit ka mbajtur postin e koordinatorit për riatdhesimin në Ministrinë e Infrastrukturës. Po ashtu Hereni ka qënë edhe një prej këshilltarëve të ministres, Belinda Balluku dhe të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË SHTETËRORE PËR SHPRONËSIMIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Z. Erlis Hereni emërohet drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Të fundit