Flash News

E-TJERA

Ish-këshilltari u pa në Kryeministri (pak para dorëheqjes), reagon Meta: Dje kam bërë një riorganizim!

Meta: Po studiojmë me vëmendje strategjinë e pandemisë

Ish-këshilltari u pa në Kryeministri (pak para dorëheqjes),
Foto Ilustruese/ Presidenti Meta në konferencë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka theksuar se fokusi i institucionit që ai drejton do të jetë tek situata e pandemisë.

Jeni njohur me strategjinë e dërguar nga Rama në Presidencë për pandeminë? A ka një bashkëpunim mes dy institucioneve duke qenë se ish-këshilltari juaj, Z. Shaqiri është parë të shkonte për një vizitë në Kryeministri?

"Ish-këshilltari im, zoti Shaqiri ka qenë në një takim me drejtorin e kabinetit të kryeministrisë për një çështje që kishte të bënte me Forcat e Armatosura. Ja kërkoi detyra dhe unë po e bëjë publike këtë sa për transparencë.

Përsa i përketë strategjisë, ne po e studiojmë me vëmendje. Po kështu dje kam bërë, për shkak të dorëheqjes së Shaqirit, një riorganizim në kabinet. Dua të falenderoj Panaritin që pranoi detyrën, pasi përballimi i pandemisë do të jetë prioritet kryesor i institucionit të Presidnentit. Gjithë vëmendja jonë do të jetë tek çështja e pandemisë.

Unë vetë u vonova pak më parë sepse isha për një ngushëllim tek një bashkëmoshatari im. Nesër do të jem në ngushëllime të tjera.

Telefonatat e larta që marrim tregojnë vështirësi për përballjen e kësaj pandemie", tha Meta.

Të fundit