Flash News

E-TJERA

Ish-komandanti i Forcave Speciale Shqiptare: Putin kishte infiltruar armë dhe trupa ushtarake në Ukrainë

Ish-komandanti i Forcave Speciale Shqiptare: Putin kishte infiltruar armë

Ish-komandat i Forcave Speciale Shqiptare, Dritan Demiraj ka komentuar sulmet ruse në Ukrainë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Demiraj tha se Rusia kishte infiltruar armë dhe trupa ushtarake në Ukrainë para nisjes së sulmeve.

Ai shtoi se objektivi i Putin nuk është pushtimi i gjithë Ukrainës pasi do të kushte kosto. Demiraj theksoi se nëse lufta vijon, në Ukrainë do të ketë luftë guerrile.

“Gjatë natës deri nga ora 12-01:00 Putin ka pasur Këshillin e Sigurisë dhe mendohet nga ora 1 ka dhënë urdhër për sulm. Nga ora 1 deri në 3 është aplikuar luftë kibernetike që ka nxjerrë jashtë funksionimit mjetet e komunikimit dhe të komandimit. Së dyti, është nxjerrë jashtë funksioni sistemi i mbrojtjes ajrore. Më pas është aplikuar me sukses strategjia e luftës së sinjaleve. Pastaj ka filluar herët në mëngjes infiltrimi i njësive. Nga pjesa lindore kanë qenë brigadat speciale. Disa mijëra agjentë kanë qenë shumë aktiv në të gjithë territorin e Ukrainës.

Rreth 3 skuadrone Kamof-52 së bashku me artilerinë Tos 1 kanë përdorur raketat më të suksesshme që janë kalibër 1. Janë marrë komplet bazat ajrore. Objektivi strategjik i Putinit nuk është marrja e kontrollit të të gjithë Ukrainës, pasi e ka të pamundur. Loja s’ka filluar akoma. Jo pa qëllim objektiv i goditjes ka qenë goditja e njësisve të inteligjencës dhe bazat ajrore”, shpjegoi Demiraj.

Të fundit