Flash News

E-TJERA

Ish-komandanti i KFOR-it: Nuk ka rrezik për një skenar lufte në Ballkanin Perëndimor

Ish-komandanti i KFOR-it: Nuk ka rrezik për një skenar lufte në

Ish-komandanti i KFOR-it dhe gjenerali Erhard Bühler ka përjashtuar mundësinë e një skenari lufte në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ashtu sikurse po ndodh në Ukrainë.

Në një intervistë për DW, Bühler tha se çështjet dhe konfliktet e brendshme në rajon janë shqetësuese për mënyrën se si mund të marrin zhvillim në një të ardhme, megjithatë nuk ka rrezik për shpërthimin e një lufte.

Bühler vendosi theksin edhe te raporti i ngushtë i Serbisë me Rusinë, teksa u shpreh se Evropa duhet të kujdeset në mënyrë intensive për rajonin.

“Jo nuk kam frikë dhe nuk shoh ndonjë rrezik akut për një skenar të këtillë. Por ju me të drejtë përmendët shumë probleme dhe çështje të hapura, të cilat ende ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst edhe unë kam shqetësimet e mia se si do të zhvillohen gjërat në shtigje afatmesme dhe afatgjata, në veçanti tani nga perspektiva e krizës në Ukrainë dhe shtimit të influencës së disa shteteve të jashtme në këtë rajon. Siç thashë, një rrezik akut për konflikte të reja atje nuk shoh. Por në të kaluarën kemi përjetuar që nën hijen e konflikteve të mëdha, papritur shpërthejnë edhe konfliktet e ngrira. Këtu duhet të kemi parasysh edhe raportet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë, ndaj mendoj se jo vetëm Gjermania por e gjithë Evropa, duhet të kujdesemi në mënyrë shumë më intensive për Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Bühler.

Të fundit