Flash News

E-TJERA

"Ish-komandatët e UÇK-së mund të mbahen në arrest", Spahiu flet për pretendimin e Gjykatës së Hagës

"Ish-komandatët e UÇK-së mund të mbahen në

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu komentoi senacën e sotme ku ish-komandantët e UÇK-së dolën para Gjykatës Speciale të Hagës. Prokurorja e çështjes ka kërkuar që gjykimi të nisë ne verën e vitit 2021, ndërsa avokatët e të pandehurve kanë kërkuar më tepër kohë.

Kreshniku tha se edhe sikur gjykata ta pranojë kërkesën për të nisur gjykimin në vitin 2022, ka një problem tjetër. Ai u shpreh për "Open" se gjykata mund ti mbajë në arrest me pretendimin se mund të zhduken provat.

"Kam paralajmëruar që do të ketë arrestime. Liderët kosovarë shkojnë me një disavantash të madh në këtë proces, pasi Gjykata Speciale nuk po operon në Kosovë por në Hagë.

Ky është kulmi i mosbesimit që BE ka dhënë për Kosovën për aftësi shtetformuese. Deputetët e Kosovës i kanë bërë gropën vetes me miratimin e kësaj gjykate.

Ka një problem madhor, edhe sikur gjykata t'u japë kohë deri në vitin 2022. Prokuroria mund t'i mbajë në arrest me arsyetimin se mund të zhduken provat", tha Spahiu.

 

Të fundit