Flash News

E-TJERA

Ish-kongresmeni amerikan denoncon statusin tatimor të AADF: Të tërhiqet nga skema e Butrintit, do kërkoj hetim

Ish-kongresmeni amerikan denoncon statusin tatimor të AADF: Të

Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan, ka reaguar vazhdimisht me thirrje publike dhe shkresa drejtuar institucioneve në Shqipëri, për rrezikun që i kanoset Parkut Kombëtar të Butrintit nga plani i AADF.

Në një letër, DioGuardi ka denoncuar statusin tatimor të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan (AADF).

Sipas DioGuardit, AADF-së që nga 15 maji 2023 i është revokuar nga IRS-ja (Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme) statusi i përjashtimit nga taksat. Ish-kongresmeni amerikan thekson se shkak është bërë shpërfillja në mënyrë të pakujdesshme e ligjeve dhe rregulloreve të SHBA-ve, nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan.

DioGuardi nënvizon se do t’i kërkojë Komisionit të IRS-së të mos i rivendosë statusin e entitetit të përjashtuar nga tatimet për AADF-në në rast se ata nuk zbatojnë tërësisht ligjet, rregulloret dhe parimet amerikane, përfshirë edhe tërheqjen nga skema e Butrintit.

“Kjo gjë përbën skandal madhor për një entitet të financuar nga tatimpaguesit amerikanë, i cili pretendon se ‘shërben si simbol i përkushtimit dhe kontributit ndaj demokracisë dhe mirëqënies së popullit të Shqipërisë’. Ka qenë bindja ime e palëkundur se AADF-ja qysh në fillim nuk e ka merituar statusin e përjashtimit nga detyrimet tatimore për shkak të aktiviteteve të saj të palejueshme në Shqipëri – përfshirë lobingun. Prandaj do t’i kërkoj Komisionerit të IRS-së që të mos ta rivendosë statusin e entitetit të përjashtuar nga tatimet për AADF-në në rast se ata nuk zbatojnë tërësisht ligjet, rregulloret dhe parimet tona, dhe kjo duhet të përfshijë pajtueshmërinë me kriteret e UNESCO-s si dhe tërheqjen nga skema e tyre e pashembullt për Butrintin”, shkruan DioGuardi.

Ish-kongresmeni amerikan do të kërkojë një hetim për AADF-në tek Komisioni i Burimeve të Rrugëve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe tek Komisioni i Financës të Senatit (të cilët kanë që të dy juridiksion mbikqyrës ndaj IRS-së).

Po ashtu DioGuardi u sugjeron autoriteteve tatimore të Shqipërisë “që të ndërmarrin kontrollet e veta mbi të gjitha operacionet e AADF-së në Shqipëri për të përcaktuar detyrimet e mundshme të saj tatimore ndaj Shqipërisë, përfshirë edhe detyrimet tatimore mbi pagën, që mund të jenë në ngarkim të dy bashkë-Drejtorëve të mirëpaguar Ekzekutivë të cilët, vetëm në vitin 2019, janë shpërblyer me një pagë vjetore në masën 159,383 dollarë secili.”

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit