Flash News

E-TJERA

Ish-kreu i krimeve të rënda: Prokuroria e Posaçme ia hodhi dorashkën kryeministrit

Ish-kreu i krimeve të rënda: Prokuroria e Posaçme ia hodhi

Ish-kreu i krimeve të rënda, Eugen Beci foli për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Ballukut,.

I ftuar në ‘Top Story’, ai tha se vendimi i Prokurorisë është korrekt dhe me të  ia hodhi dorashkën kryeministrit.

“Arrijmë të kuptojmë që Prokuroria ka arritur në konkluzionin që ka bërë favorizimin e një firme me një firmë tjetër. Është interesante të kuptohet që Prokuroria e Posaçme e ka të pamundur të hetojë edhe tendera të tjera. Ne nuk do habitemi kur të zbulojmë shkeljet edhe ne tendera të tjera. Thellimi i hetimit jo vetëm për skemë e pastrimit të parave po Prokuroria po përpiqet të nxjerrë elementët objektiv dhe subjektiv, a është bërë shkelja për qejf dhe nder apo për përfitime materiale.

Këtu është përqendrimi i hetimit. Tani prokuroria është korrekte në marrjen e të pandehurës. I tha Ballukut sot e tutje ti je e pandehur. Kur e mori nuk pati asnjë masë sigurimi. Ne kuptojmë që Prokuroria ka dhënë një raport shumë të mirë. Ajo tha në Shqipëri s’jam vetëm unë është edhe KM dhe kryeministri. Prokuroria e Posaçme ia hodhi dorashkën kryeministrit. Kur e pa që të tjerët nuk reaguan ajo ndërhyri. E pezulloi nga detyra pa cenuar ligjin elektoral. Është pezulluar si ministre dhe zv. ministre por jo si deputete. Ajo s’mund të rrinte më duarkryq”, u shpreh Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci.

Të fundit