Flash News

E-TJERA

Ish-kreu i KLP, Gent Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Ish-kreu i KLP, Gent Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për kandidim dhe raportin e renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e krijuar me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo.

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin ka vendosur miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, si më poshtë:

1.            Z. Genti Ibrahimi                                   88.38 pikë

2.            Znj. Arta Vorpsi                                    88.22 pikë

3.            Znj. Arta Marku                                     82.66 pikë

Presidenti i Republikës, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe duke vlerësuar nevojën për plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vendosur që Genti Ibrahimi të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit