Flash News

E-TJERA

Ish-kreu i KLP: SPAK dhe BKH kanë pasur përplasje, ndërhynë ndërkombëtarët

Ish-kreu i KLP: SPAK dhe BKH kanë pasur përplasje, ndërhynë

Ish- kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka zbuluar përplasjet mes dy institucioneve të larta të drejtësisë, SPAK dhe BKH.

I ftuar në Top Story, Balla se për të zgjidhur këtë përplasje, ndërhynë edhe ndërkombëtaret.

“Unë uroj të ulet ky tension se ka qenë i padobishëm dhe jashtë çdo logjike. Ligji i ka ndarë qartë kompetencat, ku BKH është në dispozicion të hetimit dhe varet nga Prokuroria e Posaçme. Pati dhe një ndërhyrje nga ndërkombëtarët.

Për 5 vite zonja Hajnaj drejtori mirë Byronë e Hetimit, kishte disa pretendime në lidhje me hetimin, me përgjimin parandalues, apo me kompetencat. Këto nuk morën ndonjë trajtim fundor ligjor. Për të mirën e punës nuk ia vlen të ketë tensione të tilla”-u shpreh ish kreu i KLP.

Të fundit