Flash News

E-TJERA

Ish-kreu i Komitetit Olimpik: Bastet sportive po hapen për të pastruar lekët, jo për sportin

Ish-kreu i Komitetit Olimpik: Bastet sportive po hapen për të pastruar

Qeveria planifikon rikthimin e basteve sportive online nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Rifutja e basteve në legjislacion parashikohet edhe në projektbuxhetin 2023, ku parashikohet që nga taksat qeveria të arkëtojë rreth 2 miliardë lekë në vit.

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani, deklaroi në Euronews Albania se qëllimi i rikthimit të basteve sportive online, nuk është për të financuar sportin.

Bezhani u shpreh se bastet sportive po hapen për të pastruar lekët. Bezhani tha se sporti nuk është bixhoz dhe duhet të financohet nga qeveria.

“Kuptojeni që po hapen për të pastruar lekët. Është turp të thuash që janë në të zezë. Kujt ja thua, ti je shteti. Rama ka deklaruar se janë të lidhura me krimin, po sot që po i hap? Të harroni se ato lekë do shkojnë për sportin. Shteti e ka për detyrë të kontribuojë për sportin, sporti është publik, nuk është bixhoz”, tha Bezhani.

Të fundit