Flash News

E-TJERA

Ish-kreu i PS në Kurbin del krah Behar Haxhiut: Votoni kandidatët e “Bashkë Fitojmë”, jo ata të Rilindjes

Ish-kreu i PS në Kurbin del krah Behar Haxhiut: Votoni kandidatët e

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu ka vijuar turin e takimeve në Fushë-Milot.

I shoqëruar nga dy deputetët e qarkut, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli, Haxhiu theksoi para banorëve në takim se drejtuasit aktual të bashkisë nuk janë kujdesur për dy zonat të cilat konsiderohen poër prodhime bujqësore dhe zhvillimin e turizimit, sidomos në zonën e Fushë-Kuqes.

Krah Behar Haxhiut ka dalë edhe ish-kreu i Partisë Socialiste në Kurbin, Bektash Zeneli. Ky i fundit i ka dhënë një mesazh të fortë qytetarëve duke iu bërë thirrje të votojnë Haxhiun më 14 maj dhe jo kandidatët e Rilindjes.

Zeneli iu referua Majlinda Carës të cilën e konsideroi një zhgënjim total për kurbinasit.

Të fundit