Flash News

E-TJERA

Ish-kryebashkiakja e Libohovës shpallet fajtore, por i shpëton dënimit me burg

Ish-kryebashkiakja e Libohovës shpallet fajtore, por i shpëton

Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi deklarimin fajtore për “shpërdorim detyre” të ish-kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi.

Apeli la të pandryshuar dënimin me 8 muaj burg, por ndryshe nga Shkalla e Parë, vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg. Mandi u la në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj burg.

Ish-kryebashkiakja u procedua pas kallëzimit të një qytetari, që pretendoi se i ishte dëmtuar prona gjatë një projekti publik për zgjerimin e një rruge. Qytetarit, edhe pse i ishte premtuar se do t’i riparohej pronë, kjo gjë nuk ndodhi.

Të fundit