Flash News

E-TJERA

Ish-kryebashkiaku i Himarës aksidenton me makinë një 17-vjeçar, detajet nga policia

Ish-kryebashkiaku i Himarës aksidenton me makinë një

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Llogarasë në Vlorë.

Ka qenë ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, 66 vjeç, banues në Himarë, ai i cili ka aksidentuar me makinë një 17 vjeçar, ky i fundit këmbësor në rrugë.

Sipas të dhënave të deritanishme nga policia, i riu ndodhet në spital, ndërsa Bollani u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

"Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi Vasil Bollano, 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme", njofton policia paraprakisht. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Të fundit