Flash News

E-TJERA

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur në SPAK. Mësohet se Roshit i është dërguar një fletë-thirrje nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së Roshit në SPAK apo të çështjes për të cilën mund të jetë thirrur për të dëshmuar.

Roshi ka mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Ai u largua nga posti për shkak të ligjit të dekriminalizimit për një dënim që kishte bërë në Itali në kohën që ishte minoren.

Ish-kryebahskiaku u akuzua nga opozita se ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme në kohën që garonte për bashkinë e Kavajës.

Të fundit