Flash News

E-TJERA

Ish-kryebashkiaku i Vlorës emërohet ambasador në Zvicër dhe Lihtenshtein

Ish-kryebashkiaku i Vlorës emërohet ambasador në Zvicër dhe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur sot dekretin për emërimin e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredhës, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë.

Në të njëjtin dekret, Dredha emërohet gjithashtu si Ambasador jo rezident i Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit.

Sipas njoftimit të Presidencës, ky emërim ka për qëllim përfaqësimin e vendit tonë në dy shtete europiane, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe diplomacisë shqiptare në rajon.

"Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident", thuhet në njoftimin e presidencës. 

Të fundit