Flash News

E-TJERA

Ish-kryeministri Berisha feston 76-vjetorin e lindjes, priti orën 00:00 për të uruar veten: Mirënjohje te pakufishme Zotit

Ish-kryeministri Berisha feston 76-vjetorin e lindjes, priti orën 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston ditën e lindjes. Lideri historik i Partisë Demokratike feston sot 76-vjetorin dhe është shumë aktiv në jetën e politikës pavarësisht moshës.

Berisha ka pritur orën 00:00 për të uruar vetën dhe për të shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për gjithë këto vite, familjes së tij dhe atyre që i kanë falur dashuri.

Me një foto me bashkëshorten e tij, Znj. Liri Berisha, ish-kryeministri shkruan:

Miq, sot 76 vjeç!

Mirenjohje te pakufishme Zotit, familjes dhe te gjithe atyre qe me dashurine, miqesine, besimin dhe mbeshtetjen kane qene dhe jane eleksiri i udhetimit tim jashte imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekofte! sb

Të fundit