Flash News

E-TJERA

Ish-kryeministri italian: Marrëveshja Itali-Shqipëri për refugjatët, një lojë e pastër politike

Ish-kryeministri italian: Marrëveshja Itali-Shqipëri për

Për Romano Prodin, ish-kryeministër i Italisë, marrëveshja për emigrantët e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë bazohet vetëm në një çështje interesash politike.

"Elektorati voton për ata që besojnë se duhet të ulen taksat dhe se emigrantët trajtohen keq", tha ish-kryeministri. “Qeveria nuk është në gjendje të bëjë asgjë për taksat dhe vjen me këtë ide për të dërguar emigrantë jashtë Italisë”.

Ndër të tjera, ish-kryeministri italian në një intervistë për "LA7", e ka cilësuar si një "komedi" marrëveshjen në fjalë, teksa thotë se Italia po merr me qira nga Shqipëria një "fshat" të cilin mund ta kishte ndërtuar dhe vetë.

“Ka lindur kjo komedi interesante, marr me qira disa hektarë në Shqipëri, ndërtoj një fshat që mund ta kishim ndërtuar lehtësisht vetë me të gjitha garancitë e të gjitha llojeve. Unë u jap mesazhin italianëve se po i largoj emigrantët, por nuk është kështu sepse atje do të duhet të ruhen dhe të disiplinohen nga autoritetet tona. Nga pala shqiptare duket sikur ka pasur një investimi në një biznes të vogël në Shqipëri”, ka thënë Prodi.

Prodi deklaron se marrëveshja është një gjë shumë e vogël, por mesazhi politik është shumë i fortë.

“Rama që nuk është ardhja e fundit për sa i përket dinakërisë politike, u thotë qytetarëve se me këtë ndihmë për hyrjen e Shqipërisë në Evropë: kontrata është perfekte, emigrantët nuk kanë lidhje me të, lojë politike që u kushton shumë qytetarëve tanë”, thotë ai.

Të fundit