Flash News

E-TJERA

Ish-kryenegociatori: BE po e ndjek çështjen ‘Balluku’, priti ndryshim të qëndrimit të Ramës

Ish-kryenegociatori: BE po e ndjek çështjen ‘Balluku’,

Ish-kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për procesin e integrimit, Zef Mazi, deklaroi se vendet e unionit po e ndjekin nga afër çështjen Balluku.

Në një lidhej idrekt për studion e “Kjo Javë” në News24, Mazi tha se në Bruksel është diskutuar për riformatimin e qeverisë Rama, madje disa shtete anëtare, kanë qenë kritike.

“Kam dijeni se në Bruksel, ambasadorët e unionit kanë disktuar sa i takon riformatimit të qeverisë tonë, dhe ky diskutim është bërë në kuadër të një raporti, konkretisht raporti i ndërmjetëm vlerësuar për standardet. Në këtë mbledhje ka patur disa shtete që kanë qenë shumë kritik së pari për pozicionet që mban vendi ynë, vecanërisht kanë qenë jo në favor të paraqitjes së këtij raporti në këtë mbledhje, por meqënëse kryeministri kishte ristruktuar qeverinë e konsideruan në mbledhje si hapi i parë drejt një lëvizje më të gjerë.

Këtë lëvizje e kanë parë si hap i parë. Por mesa kuptohet ky hap i parë është pasuar nga mbledhja e grupit të PS dhe vendimi që morën sot, ka patur pasoja që solli reagimin e sotëm të ambasadave të huaja në Tiranë mbi rrëzimin e kërkësës së SPAK nga mazhoranca në Kuvend për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut.

Shtetet e Unionit janë duke e diskutuar këtë raport, të 27 shtetet. Çështja Balluku ka rëndësi shumë të madhe politike për shtetet anëtare të BE. Ato po e ndjekin nga afër si po ecet në këtë drejtim. Kjo lidhet me aspektet e funksionimit të shtetit ligjor, me ndërhyrjet e politikës tek drejtësia, marrëdhëniet që ka parlamenti”, deklaroi Mazi.

Të fundit