Flash News

E-TJERA

Ish-kryepolici Burgaj në SPAK: Kemi zbatuar vetëm ligjin

Ish-kryepolici Burgaj në SPAK: Kemi zbatuar vetëm ligjin

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka dhënë dëshminë e tij në SPAK këtë të mërkurë.

Burgaj ka sqaruar para prokurorëve se ka dhënë sqarime si person që ka pasur dijeni për ngjarjen, ndërsa shtoi se gjatë demonstratës së 21 janarit të 2011-ës, nuk është përdorur armë dhe dhunë ndaj protestueseve. 

“Dhashë sqarime si person qe ka dijeni. Edhe për bashkëpunimin që kemi pas me të gjitha institucionet e tjera u pyeta dhe kemi zbatuar vetëm ligjin.

 Asnjë urdhër nuk kemi patur për të reaguar, policia si asnjëherë tjetër ka duruar dhunë ekstreme.  I kam zbatuar urdhrat. Policia e Shtetit ka bërë një plan të detajuar masash, kemi zbatuar ligjin, nuk ka përdor as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve.”

Të fundit