Flash News

E-TJERA

Ish-kryeprokurori: SPAK duhet të negociojë me Ahmetajn duke i ofruar statusin e të penduarit

Ish-kryeprokurori: SPAK duhet të negociojë me Ahmetajn duke i ofruar

Ish-Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi tha se emisioni në RAI3 duhet parë si një skaner për organet ligjzbatuese në Shqipëri që kanë si objektiv luftën ndaj krimit, drogës dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

Në News24, Beçi tha se gazetari nxorri zbuluar edhe Gjykatën Kushtetuese lidhur me marrëveshjen për kampet e refugjatëve, duke renditur të gjitha përplasjet apo shkeljet me konventat europiane.

“A kemi ushtrim ndikimi nga legjislatori dhe ekzekutivi shqiptar? Organet ligjzbatuese kanë dështuar për të ndaluar takimet mes Kryeministrit me kontakte të papërshtatshme. Kemi rastin e McGonigal, kemi rastin e këtij biznesmenit që ka marrë licencën për kazinotë, pra kemi një dështim”, tha Beçi.

Beçi tha se narko-shteti nuk është që kryetari i Sinaloas të bëhet Kryeministër, por përfshirja e zyrtarëve në kanabizimin e vendit, në trafikun e narkotikëve, në krijimin e kushteve për pastrimin e parave.

“Ahmetaj është një situatë e bukur proceduriale, pasi Prokuroria mund të qaset si te një i penduar. SPAK për të provuar se sa qëndrojnë deklaratat e Ahmetajt, duhet të qaset dhe të negociojë për një marrëveshje të penduari”, tha Beçi.

Të fundit