All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Ish-mesfushori i kombëtares mbyll karrierën sportive: Është koha për t'i dhënë lamtumirën

All - Paragraf - 1

Ish-mesfushori i kombëtares mbyll karrierën sportive: Është

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare Migjen Basha ka njoftuar se do të largohet nga futbolli. Ai thotë se është momenti që të ndërrojë faqe.

All - Paragraf - 3

"Munda të jetoj ëndrrën time të fëmijërisë falë pasionit që më shoqëroi gjatë gjithë këtij udhëtimi që nisi në Zvicër dhe më çoi në Itali, Greqi, Australi dhe përsëri në sheshin e parë. Gjatë rrugës, me shumë dashuri dhe krenari mbrojta edhe ngjyrat e vendit tim. Është koha për t ' i dhënë lamtumirën karrierës sime", shkruan Basha në rrjetet sociale.

Ky i fundit, dy vite më parë u largua edhe nga kuq e zinjtë. Mesfushori luajti 29 ndeshje me kombëtaren. Ai ishte një lojtar kyç në ekip dhe sidomos në suksesin e Euro 2016.

Basha e filloi karrierën e tij në moshën 18-vjeçare te klubi Team Vaud dhe gjatë karrierës luajti me disa ekipe në Zvicër, Greqi dhe Australi si dhe me Atalantën e Torinon në kampionatin italian.

Të fundit