Flash News

E-TJERA

Ish-ministri bën parashikimin: Edhe pas vaksinimit do ta mbajmë maskën dhe distancën, kjo situatë do zgjasë edhe 6 muaj

Ish-ministri bën parashikimin: Edhe pas vaksinimit do ta mbajmë

Mjeku dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis ka deklaruar se njerëzit do të vijojnë ta mbajnë maskën dhe distancën edhe pas procesit të vaksinimit.

Sipas Solis, kjo masë do mbahet pasi duhen dy muaj që trupi të imunizohet me vaksinën.

“Edhe pas vaksinimit do ta mbajmë maskat edhe distancën sociale. Fëmijët nuk do vaksinohen , deri sa të sigurohen për gjera tjera. Unë do ta bëj se i besoj shkencës. Jam i bindur se vaksina është ashtu sic e thonë. Ti që bën vaksinën më ke bërë nder edhe mua, se ti je një izolant që nuk infekton”, thotë ish ministri.

I pyetur nëse vaksinimi i jep fund pandemisë, mjeku thotë se kjo periudhë me masa kufizuese do zgjasë edhe rreth 6 muaj.

“Vaksinimi i jep fund pandemisë, por do vazhdojë të zgjasë. Kjo histori do zgjasë edhe 6 muaj. Verën nuk e bëjmë dot sërish rehat”, u shpreh mjeku.  

Të fundit