E-TJERA

Ish-ministri bën parashikimin: Me ardhjen e Donald Trump do ulet çmimi i naftës

Ish-ministri bën parashikimin: Me ardhjen e Donald Trump do ulet

Ish-ministri i Financave, Arben Mala shprehet i bindur se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka kërkuar që të bëhen shpime për naftë edhe në det.

I ftuar në News 24, Malaj beson se me Trump president të SHBA-ve, do të ulet çmimi i naftës. Gjithashtu, Malaj shtoi se Trump mund të shkojë në ulje të tarifave tregtare.

"Jam i bindur se Donald Trump do të zbusë tarifat. Tarifa sjell pasoja në fund për konsumatorin. ‘Krushqia’ mes Trump dhe Musk nuk do shkojë gjatë. Kjo, pasi Musk kërkon të liberalizohen vizat për emigrantët e kualifikuar, ndërsa Trump kërkon të largohen emigrantët nga Amerika.

Amerika nga një vend importues nafte, tani është bërë eksportuese. Trump ka thënë se do lejojë edhe shpime në det, ide që ka pasur gjithmonë kundërshtinë e ambientalistëve. Patjetër që ky hap që ka ndërmarrë Trump, me shpimet në det, do të ulë çmimin e naftës", tha Malaj. 

Të fundit