Flash News

E-TJERA

Ish-ministri citon Kodin Zgjedhor: Sipas këtij neni, Alibeaj nuk regjistrohet dot në zgjedhje se nuk është kryetar

Ish-ministri citon Kodin Zgjedhor: Sipas këtij neni, Alibeaj nuk

Ish-ministri i Drejtësisë, njëherësh juristi Ylli Manjani thotë se Enkelejd Alibeaj nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD, teksa i referohet Kodit Zgjedhor.

Sipas këtij neni, Manjani thotë se Alibeaj nuk rezulton kryetar partie pasi theksohet qartë se kryetari është përfaqësues i partisë.

“Sipas këtij neni të Kodit Zgjedhor as Alibeu nuk regjistrohet dot në zgjedhje.

I lemë të tjerat por sipas pikave b dhe e (që pika t'u bjerë) të paragrafit 2, ai NUK ËSHTË KRYETAR i asnjë partie! As strukturalist, as demokratikisht e as formalisht, meqë po luhet me formën.

Ligji nuk thotë "person i deleguar", por shkruan tullë "....kryetari është përfaqësues i partisë".

Madje duhet që ky kryetari , sipas pikë e, të mbajë përgjegjësi për financimet kriminale...

Ky është ligji i shtetit!

Nuk di se çdo shpikin më tej vemjet që hanë mbetjet e gangsterit...

Ah po, kanë dhe mbrojtjen e Sudes Amerikane...”, shkruan Manjani.   

Të fundit