Flash News

E-TJERA

Ish-ministri: Disa përfundime post 6 mars. Rama dhe Berisha motivojnë shumicën e votës militante, Basha është meme

Ish-ministri: Disa përfundime post 6 mars. Rama dhe Berisha motivojnë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një koment të zgjedhjeve të pjesshme vendore që u mbajtën dje në vend, ndërsa procesi i numërimit vazhdon.

Ai ka dalë në disa përfundime. Ndërsa merr parasysh pjesmarrjen e ulët në zgjedhje, Manjani thekson se grupimet politike kanë humbur qytetarinë jo politike.

Gjithashtu evidenton se Edi Rama dhe Sali Berisha janë dy politikanët që motivojnë shumicën e votës militante. Ish-ministri thotë se PS është bërë një “monstër elektorale”.

Sipas tij, PS edhe pse keqqeveris, sërish votohet. Ai vë theksin te nevoja që ka vendi për alternativë politike. Manjani e konsideron kryedemokratin Lulzim Basha “politikisht të mbaruar” dhe që nuk mundet të bëjë opozitë.

Gjithashtu thekson se partitë e vogla duhet të largohen nga skena politike. Manjani thotë gjithashtu se mbështetja ose jo e ambasadorëve nuk jep dhe as nuk heq vota. Ai është i mendimit se vendi ka nevojë për një sistem proporcional kombëtar dhe një parlament më dy dhoma.

Të fundit