Flash News

E-TJERA

Ish-ministri: Doktorit i mblidhen njerëzit me një fërshëllimë, Basha mbush sallën me mercenarë

Ish-ministri: Doktorit i mblidhen njerëzit me një

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka krahësuar mbështetjen e Sali Berishës me të Lulzim Bashës nga demokratët. Sipas tij, demokratët shkojnë te Berisha në çdo kohë, kudo dhe me entuziazëm.

Manjani shton se e njëjta gjë nuk vlen për kryedemokratin Basha. Ai thotë se Basha mbush sallën me “mercenarë”, demokratë të gënjyer dhe me shumë mund.

Manjani thekson se Basha e mbështetësit e tij nuk janë pro amerikanë dhe as e ardhmja. Ish-ministri nënvizon se njerëzit kanë nevojë për një politikë që ngjallë shpresë dhe jo atë që mbyllet në ‘bunker’.

“Me një fërshëllimë i mblidhen njerëzit doktorit. E ç’a t’mbledhme! Tumllas. Pa asnjë sforco. Të gjithë shfaqen në vendin dhe orën ku është caktuar takimi. Pavarësisht në është në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Dibër, Korçë apo Shkodër.

Shkojnë me qejf dhe me entuziazëm. Pa asnjë frikë. Krejt të lirë. As e qeth njeri për nongratllëqet e sajuara. Thonë qtë që duan ashtu si e dinë.

Të korruptuarit e bunkerit me shumë mundim dhe shpenzim mbledhin pak, shumë pak njerëz të gënjyer ende. Pushteti që e ka zënë halli me këtë vemje politike, dërgon mercenarë mbushës sallash dhe policë sigurisht.

Bëjn si amerikanë, po në fakt janë amerikanllenj. Vetëm hedhin gurë në lanë me shpresë të hidhet ndonjë budalla për ta gjetur. Po kur vetëquhen “e ardhmja”!? Ptu! Mu në t’ardhme!”-shkruan ndër të tjera Manjani.

Të fundit