Flash News

E-TJERA

Ish-ministri ‘godet’ Ramën: Bllokimi i integrimit vjen nga babëzia për pushtet absolut

Ish-ministri ‘godet’ Ramën: Bllokimi i integrimit vjen nga

Ish-ministri Arben Malaj ka sulmuar hapur kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj shkruan se Shqipëria nuk është plaçkë dhe se integrimi evropian është bllokuar si pasojë e babëzisë për pushtet absolut.

“Vetëm ata që e shohin vendin si plaçkë, hajdutët e miliardave, bixhozxhinjtë e fateve tona dhe të pabesët ndaj vendit te tyre, mund të guxojnë të kërcënojnë me ‘shumicë votash’ të fituara përmes presionit mbi bukën e gojës dhe ‘drogimit: të shumë politikaneve dhe pjesë të administratës publike për të vjedhur çdo votë.

Raportet e OSCE-ODIHR  vërtetojnë profilin vota-vjedhës të qeverise Rama.

Është një paradoks i dhimbshëm: ndërsa integrimi evropian përdoret si slogan strategjik, në prapaskenë bëhet gjithçka që ai të mos ndodhë.

Fakti që Shqipëria mbetet pas fqinjëve si Mali i Zi, tregon se bllokimi nuk është thjesht teknik, por pasojë e një babëzie për pushtet absolut ekonomik dhe politik.

Kur krimi dhe politika bashkëpunojnë për të penguar sfidën tonë më të madhe kombëtare, Parlamenti pushon së qeni tempull i demokracisë dhe kthehet në një mjet abuzimi në duart e politikanëve të babëzitur”, shkruan Malaj.

 

Të fundit