Flash News

E-TJERA

Ish-ministri 'godet' Ramën: Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm, PS po tkurret nga korrupsioni

Ish-ministri 'godet' Ramën: Rilindja është një

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar drejtimit aktual të PS-së, duke vënë në pikëpyetje demokracinë e brendshme dhe funksionimin e strukturave partiake.

Në një reagim në Facebook, Malaj shprehet se periudha e “Rilindjes” ka sjellë një centralizim të pushtetit brenda partisë, të cilin ai e përshkruan si një strukturë ku “ndalohet dhe dënohet mendimi ndryshe”, duke e krahasuar me një model të kontrolluar fort politik.

“Pas vitit 2005, PS-ja nuk është më partia për të cilën shumë socialistë, përfshirë edhe mua, u inspiruan dhe u bashkuan. Nuk është më një parti e personaliteteve inspiruese si Dritëroi, Prof. Serveti, Nano dhe shumë personalitete të tjera. PS-ja u krijua dhe arriti të jetë partia me demokraci të brendshme, ku nxitej dhe nuk dënohej mendimi ndryshe.

Pra, në këtë rast, Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm dhe 100% të aksioneve, ku ndalohet dhe dënohet mendimi ndryshe dhe ku po vërtetohet se lakmia për pasurim kriminal ka infektuar rrënjët e saj”, shkruan ish-ministri.

Malaj kritikon gjithashtu atë që e cilëson si tkurrje të PS-së për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, ndërsa thekson se brenda mazhorancës ka figura që po përballen me sulme politike dhe fushata të organizuara kundër tyre.

“E dyta, ka një fushatë të mirëdirigjuar për ta goditur Elisën që në hapat e para që të tërhiqet. Unë besoj dhe inspiroj që të kemi sa më shumë zëra alternative deri edhe kundërshtues edhe brenda Rilindjes. Aq më tepër që PS-ja është duke u tkurrur nga keqqeverisja e vendit, për shkak të korrupsionit dhe sidomos nga kapja e shtetit”, shkruan Malaj.

Referuar përplasjeve Rama-Spiropali dhe kërcënimit për përjashtimin e deputetes, Malaj këshillon socialistët të mos nxitohen me përjashtime, por të bëjnë fillimisht llogaria e kalkulime brenda partisë.

“Rilindasit nuk duan të nxitojnë ta përjashtojnë Elisën vetëm për një qëllim: T’i lënë sa më pak kohë të organizohet për një alternativë të re politike përballë Ramës. Momenti, qartësia, vendosmëria, aftësia inspiruese dhe sfiduese janë kolonat ku Elisa, por jo vetëm Elisa, mund të nisë një lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të rilindasve, që vetëm rilindje nuk janë”, vijon ish-ministri.

Të fundit