Flash News

E-TJERA

Ish-ministri Hoxhaj: Lajçak e kam mik, por ka dëmtuar Kosovën

Ish-ministri Hoxhaj: Lajçak e kam mik, por ka dëmtuar Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka folur në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në News24, u ndal edhe te përfundimi i mandatit të ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak, për të cilin Hoxhaj u shpreh se edhe pse është mik me këtë të fundit, ai ka dështuar.

Sipas tij Lajçak i ka bërë një dëm të madh Kosovës, pasi së bashku me Josep Borrell kanë përfaqësuar interesat e Serbisë.

Hoxhaj tha se diplomati spanjoll ka qenë i paaftë për të prirë një politikë të jashtme të BE në një kohë të agresionit rus në Ukrainë.

Ai që ndërmjetëson mes Kosovës dhe Serbisë në fund vendoset në Berlin dhe Paris. Lajçakun e caktuan gjermanët dhe francezët, të tjerët në BE nuk pyetën shumë. Dialogu është një temë aq e rëndësishme se ka të bëjë me sigurinë rajonale dhe duhet të jetë dikush i besueshëm.

E kam mik Lajçak prej kohësh. Ka pasur qëndrim pozitiv për Kosovën, por si ndërmjetësues ka dështuar. Si ndërmjetësues ka bërë dëm të madh ndaj Kosovës. Bashkë me Borrellin ka bindur partnerët tanë se një marrëveshje nuk duhet të ishte obligative ligjore dhe që do të përmbyllej me anëtarësim në OKB, por e përkohshme. Këtu Kurti nuk e ka kuptuar mënyrën se si ata kanë përfaqësuar interesat e Serbisë. Borrell ka qenë i paaftë për të prirë një politikë të jashtme të BE në një kohë të agresionit rus në Ukrainë”, u shpreh ai.

 

Të fundit