Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i Brendshëm i PS kritika qeverisë: Pse nuk u sqarua largimi i Prodës

Ish-ministri i Brendshëm i PS kritika qeverisë: Pse nuk u sqarua

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj komentoi shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda një ditë pas protestës së opozitës. 

I ftuar në News24, Lleshaj tha se duhet sqaruar publikisht motivet që çuan shkarkimin e tij.

“Të thuhen arsyet e largimit të Ilir Prodës nga detyra. Duhet të sqarohet nëse largimi nga detyra u bë për sulmin ndaj Vilës 31 apo ka shkak tjetër”, tha Lleshaj.

Ai shpjegoi edhe eksperiencën personale të lëvizjeve të drejtorëve të policive, por edhe motiveve, duke e ilustruar edhe me një shembull.

“Kur u zgjodha ministër, gjëja e vështirë ishte ndërrimi i drejtorëve, lëvizja e tyre. Kam pasur një rast konkret me një drejtues që kërkonte të ndryshonte dikë dhe i thashë se ai person plotësonte kushtet dhe se nuk mund të drejtonte me njerëzit që zgjidhte ai. Nuk mund të lëvizen njerëzit sipas dëshirës, por në mënyrë institucionale. Nuk duhen ndërruar njerëzit sa herë lëvizim ne”, vijoi ai.

 

Të fundit