Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se ish-ministri i Brendshëm është thirrur për të dëshmuar në lidhje me dosjen “21 Janari”.
Kujtojmë se më 4 shkurt të vitit 2022,Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) pas një seance , dënoi Tahirin me pesë vjet burg për “shpërdorim të detyrës”.
Për shkak se Tahiri pranoi gjykimin e shkurtuar, dënimi u ul në tre vjet e katër muaj burgim.
Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” duke i “shpëtuar” akuzave të tjera të ngritura nga Prokuroria si: “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Dënimin prej 16 muajsh e ka vuajtur në burgun në Kosovë të Lushnjës.
Ish-ministri i brendshëm, u vu nën hetim në vitin 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, me të cilët Tahiri ka lidhje farefisnore. Ata janë të akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe ky grup është duke u hetuar edhe në Itali.
Asokohe, në aktakuzë, Prokuroria përmendte katër episode të trafikimit të drogës drejt Italisë, ku sipas hetuesve ishte përfshirë edhe ish-ministri. Për këtë akuzë u kërkua dënimi me 12 vjet burg. Për shkak të mungesës së provave, Gjykata e dënoi vetëm për “shpërdorim detyre”.
Prokuroria e kundërshtoi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi ta kthej çështjen në shkallën e parë.
Beteja vijon në Gjykatën e Lartë, ku ish-ministri kërkon pafajësi, ndërsa Prokuroria kërkon që Tahiri të mos dënohet vetëm për shpërdorim detyre, por për favorizim të trafikut drogës drejt Italisë, si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.