Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i Drejtësisë: Nisma e PS për ndryshimet ligjore, presion për drejtësinë!

Ish-ministri i Drejtësisë: Nisma e PS për ndryshimet ligjore,

Ish-Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi mendon se nisma e PS për ndryshimet ligjore është një emergjencë për të mbrojtur ministrat, por edhe një presion ndaj drejtësisë.
Duke folur në News24,  Halimi tha se një gjyqtar që është i përgjuar është një gjyqtar i shantazhuar dhe se nuk mund të japë drejtësi.

Një gjyqtar i përgjuar është një gjyqtar i shantazhuar. Dhe një gjyqtar që është i shantazhuar nuk mund të japë drejtësi dhe ky është një nga problemet që duhet të zgjidhet. Neni 242 nuk ndalon pezullimin e ministrave nëse dyshohen për kryerjen e veprave penale.

Ajo që po përpiqet qeveria është ta ndryshojë dhe ti krijojë një mbrojtje ministrave që në rast se dyshohet vepër penale ata të mos pezullohen të vijojnë punën. Por kjo nuk e zhbën faktin që mund të kërkohet masa e me burg apo e arrestit të shtëpisë. Në të gjithë pellgun e Europës Lindore, sa herë që drejtësia godet opozitën në të gjitha vendet, drejtësia është shumë e mirë.

Por në momentin që i afrohet qeverisë, atëherë ndërhyn , drejtësia është e çmendur, ka minj hiena. Por kjo është e gjitha. Ky ndryshim është emergjencë që synon të zgjidhë një problem dhe kjo paketë që është propozuar nuk e zgjidh problemin që do të zgjidhë qeveria. Por po është një përpjekje për t’i bërë presion drejtësisë”, tha ai.

 

Të fundit