Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i Drejtësisë: Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda

Ish-ministri i Drejtësisë: Sapo mësova që nesër do

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda është banori i parë i Big Brother VIP3. Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se: “Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda. Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”, shkruan Manjani.

Në kundërpërgjigje, aktori shkruan me nota humoristike “mos harro më sill cigaret…!”

Koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit Maks Haxhia pas dhënies së vendimit burg për ish- ministrin Saimir Tahiri nga GJKKO “Viso, ço dy paketa atje”, e cila do të bëhej meme në rrjet.

“Ka pas punë Visi këto kohë, por do gjejë pak kohë edhe për ty”- shkruan Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisë: Sapo mësova që nesër do

Të fundit