Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i jashtëm paralajmëron: Shqipëria të mos ngutet për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Aviv në Jerusalem

Ish-ministri i jashtëm paralajmëron: Shqipëria të mos ngutet

Ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo ka kërkuar që qeveria shqiptare mos ngutet që të zhvendosë ambasadën nga Tel Aviv në Jerusalem.

I ftuar në ‘’Real Story’’ në Neës24, Milo paralajmëron se nëse Shqipëria zhvendos ambasadën në Jerusalem, atëherë do të dëmtonte veten pasi do të shkonte kundër linjës së BE.

‘’Mendoj që çështja e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem duhet të quhet e kapërcyer, për Shqipërinë. Edhe e Shqipërisë mendoj që tani për tani qeveria shqiptare, gjithmonë flas çmendoj unë, s’ka pse të ngutet për të zhvendosur ambasadën nga Tel-Aviv në Jeruzalem. Nuk ka shumë vende që e kanë bërë këtë, minorancë e minorancës, s’ka pse ngutet e e çon në këtë vendim. Mendoj se nuk e ngusin, e kam këtë përshtypje.

E dyta ne jemi vend që jemi në prag të hapjes së negociatave për në BE. BE ka politikë të jashtme, dhe qëndrim të veçantë për Jeruzalemin.

Ka qenë një vendim në OKB për statusin e jeruzalemit që është ende në fuqi, dhe ne jemi vend anëtar i OKB. Në 1947 s’kemi qenë vend anëtar, por kur u bë ndarja e Izraelit, ne e njohëm Izraelin qysh atëherë, pavarësisht se nuk u vendosën marrëdhënie diplomatike.

Dhe ne atëherë ishim në influencën sovjetike, ne shkuam për inerci se e bënë ata. Ne tani jemi vend kandidat për BE. Do hapim negociatat. S’mund të bëjmë këtë moment, një gjest diplomatik që të shkojë në kundërshtim me politikat e BE, do i bënim dëm vetes.

Them që në politikën e jashtme.

Presioni nga Turqia?

Këto mbështetje. Këto nuk krijojnë probleme. Nuk është refuzuar njeri sepse ka një konsensus. Arrihet në bazë të përfaqësimit rajonal. Shqipëria është përzgjedhur me konsensus të përfaqësojë një pjesë të rajonit të Europës Lindore. Nuk do të tërheqë vota kundër paraqitja e kandidaturës së Shqipërisë për anëtar jo i përhershëm të Këshillit të Sigurimit.’’- tha Milo.

 

Të fundit