Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i Jashtëm: Shqipëria rrezikon të humbë 40 km katrorë me Greqinë

Ish-ministri i Jashtëm: Shqipëria rrezikon të humbë 40 km

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti ka komentuar vizitën e ministres së Jashtme të Shqipërisë në Athinë dhe çështjen e kufirit detar.

I ftuarnë A2 CNN,Panariti theksoi se kalimi i çështjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mbart rreziqe serioze për Shqipërinë.

Sipas tij, Haga është një gjykatë arbitrazhi dhe vendimet e saj janë përfundimtare, çka do të thotë se Shqipëria mund të përballet me një vendim të dhimbshëm pa të drejtë apelimi.

Panariti rikujtoi marrëveshjen e vitit 2018 mes dy vendeve, e cila parashikonte rikthimin e rreth 40 kilometrave katrorë hapësirë detare në favor të Shqipërisë, por që nuk u ratifikua nga pala greke. Sipas tij, Shqipëria rrezikon të humbasë edhe këtë përparim nëse çështja dërgohet në Hagë.

 

Të fundit