Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i LSI: Basha është një figurë e kompromentuar, nuk drejton dot një opozitë

Ish-ministri i LSI: Basha është një figurë e kompromentuar,

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka cilësuar kreun e PD, Lulzim Basha një figurë tashmë të komprementuar.

I ftuar në emisionin “A show” në Syri Tv, Manjani thotë se PD ka një rënie dhe shumë persona opozitarë janë në gjendje konfuze.

“Lulzim Basha ka qenë i mbështetur nga Berisha, edhe pse nuk bindte si njeri. Në bindjen e njerëzve, sot PD është partia më e pavotueshme në Shqipëri. Nëse zgjedhjet bëhen sot, ka një rënie të frikshme të PD-së.

Emri dhe figura e Bashës është kompromentuar, nuk drejton dot një opozitë. Ne prisnim nga Basha që të jetë lider i opozitës, por në opozitë sot ka njerëz që janë demoralizuar. Shqipëria sot keqqeveriset, jetojmë në kushte informaliteti, e informaliteti na jep bukë. Shoqëria është dekonstruktuar, për fat të keq”, deklaroi Manjani.


 


 

Të fundit