Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-ministri i PS: Biznesi po shantazhohet nga administrata dhe grupet kriminale

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj deklaron se burimet informale dhe kriminale shtrembërojnë konkurrencën e lirë në ekonomi.
Në një intervistë për Gazeta Panorama, Malaj thotë se ky shqetësim konstatohet në prokurimet publike, partneritetet publike private, koncesionet dhe biznesin në tërësi.
Sakaq ai shprehu shqetësimin për fenomenin e nepotizmit i cili po promovon të paaftët dhe po vret shpresën e shqiptarëve duke i shtyrë drejt një migrimi masiv.
Intervista:
Si e konsideroni raportin e DASH për klimën e investimeve në Shqipërinë?
Malaj: Shqetësimet e identifikuara dhe të theksuara nga Departamenti i Shtetit kanë qenë për të gjitha qeveritë. Për rreziqet potenciale në rritje, ekzistojnë faktorë historikë dhe aktualë si:
(i) kultura e dobët e shteteve formuese;
(ii) kultura e moskëmbyeshmërisë;
(iii) mungesa e një administrate thellësisht profesionale me integritet të lartë;
(iv) qeverisja (mungesa) e pjesëmarrjes;
(v) llogaridhënie e dobët dhe (vi) mungesa e transparencës.
Sfida e çdo qeverie është përmirësimi i qeverisjes së mirë dhe shmangia e çdo përkeqësimi të rritjes së ekonomisë informale, reduktimi të parave kriminale në ekonomi, stabiliteti i administratës publike përballë rotacioneve, por edhe gjatë së njëjtës mazhorancë, duke e dëmtuar performancën e administratës publike. Faktorët negative identifikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, dhoma Gjermane e Tregtisë dhe shumë raporte të tjera ndërkombëtare e pengojnë ekonominë shqiptare të jetë vibruese/rezistente ndaj krizave dhe te behet me konkurruese e produktive.
Sa kërcënuese janë paratë informale dhe kriminale për mjedisin e biznesit në vendin tonë?
Malaj: Shqetësuese janë gjetjet e DASH-it lidhur me peshën në rritje të parave të pista në ekonominë shqiptare dhe dobësinë e institucioneve përkatëse për të luftuar pastrimin e parave. Bashkëpunimi me “Moneyval” për daljen e ekonomisë shqiptare nga zona gri është jetik.
Institucionet përgjegjëse për strategjinë e luftës kundër pastrimit të parave duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe veçanërisht me “Moneyval”. Burimet informale dhe kriminale shtrembërojnë konkurrencën e lirë në ekonomi. Ky shqetësim konstatohet në prokurimet publike, partneritetet publike private, koncesionet dhe biznesin në tërësi. Sfidat e mëdha me të cilat përballet Shqipëria nuk mund të përballohen vetëm nëpërmjet disa kompanive shqiptare dhe vetëm nga taksa-paguesit shqiptarë.
Është e domosdoshme që pas raporteve të tilla, qeveria të bëjë një plan veprimi për të adresuar rreziqet konkrete dhe për t’i reduktuar ato sa më parë. Monitorimi i planit të veprimit garanton respektimin e tij dhe uljen gradual të rreziqeve, që klima e biznesit nga njeri vit në tjetrin të ketë vetëm përmirësime.
Sa problematike është situata kur DASH shprehet se në Shqipëria ka korrupsion sistemik, pastrim masiv parash, shantazh biznesit nga administrata, media dhe grupet kriminale?
Malaj: Gjetjet janë shqetësuese. Kjo konstatohet jo vetëm nga DASH-it, por edhe nga dhomat e tregtisë vendase dhe të huaja si edhe të institucioneve ndërkombëtare. Është shumë shqetësuese të konstatohet se në vendin tonë ka shantazh ndaj biznesit fillimisht nga administrata, së dyti nga mediat dhe së treti nga grupet kriminale. Kjo e fundit e bën gati të pamundur të bërit biznes.
Pse korrupsioni i përhapur te prokurimet publike është kthyer tashmë në normalitet i reflektuar edhe në raportin e Departamentit të Shtetit?
Malaj: Prokurimi publik ka si mision rritjen e konkurrencës së lirë dhe të ndershme në mënyrë që individët, bizneset dhe ekonomia në tërësi të ndjejnë konkretisht tre përfitime reale. Së pari, rritja e konkurrencës rrit shumëllojshmërinë e përzgjedhjeve për mallrave dhe shërbimeve për konsumatorët. Për shembull, një celular mund të blini 1000 euro, por mund ta gjeni për 100 euro, mund të blini një orë “Apple” ose “Sumsung” për rreth 600 euro, por mund të gjeni versione deri në 20 euro.
Përfitimi i dytë ishte ulja e çmimeve. Përfitimi i tretë duhet të jetë cilësia e produkteve në mallra, shërbime dhe prokurime publike me një kosto optimale dhe që nuk cenon cilësinë e tyret. Por nëse numri i kompanive konkurruese në prokurimin publik bie dhe vlera e fitimit të një prokurimi publik është afërsisht 95-98% të vlerës së tenderuar këto janë dy simptoma që paralajmërojnë se sistemi ynë i prokurimit publik nuk ka qenë rezident nga korruptimit Sa më shumë që ne i ofrojmë BE-së, aq më shumë mbikëqyren nga institucionet e BE-së, prokurimet publike, deficiti buxhetor dhe borxhi publik.
Ndërsa grantet apo huatë që BE-ja u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë gjithmonë nën skanerin e OLAF, agjencisë evropiane kundër korrupsionit.
Pse kemi një situatë të përkeqësuar dhe a ndjehet komuniteti i biznesit i frustruar? Pse është e vështirë që të bësh biznes në Shqipëri?
Malaj: Disa nga arsyet janë dhënë më sipër dhe janë identifikuar e nënvizuar qartë në raportin e fundit të DASH. Një tjetër faktor që ndikon në vështirësitë për të bërë biznes është ndryshimi i shpejtë i taksave dhe i administrativit tatimore e doganore.
Qeveritë me politikat e tyre sektoriale dhe tatimore duhet të ndihmojnë bizneset të zvogëlojnë paqartësitë dhe pasiguritë e të bërit biznes në vendin tonë. E para nëse taksat, tatimet dhe tarifat ndryshojnë shumë shpesh dhe pa konsultime me grupet e interesit, kjo dëmton biznesin, pasi ai nuk planifikon dot të paktën në afat të mesëm. Mjedisi bëhet i paqartë, por edhe i pasigurt sepse planet e tyre të biznesit janë të vështira për t’u orientuar në afat të mesëm.
FMN-ja i rekomandoi qeverisë shqiptare që të zbatojë praktika më të mira të administrimit fiskal, ku taksat nuk duhet të ndryshojnë brenda tre viteve. Ndërrimi i shpeshtë i ministrave, drejtorëve të tatimeve, doganave, kadastrave e të tjera dëmton mjedisin e biznesit gjithashtu.
Një ambient i tillë a krijon premisa për largimin e investitorëve serioz nga Shqipëria?
Malaj: Ndikimi më i madh nuk është largimi i bizneseve të huaja nga Shqipëria, por rritja e hezitimit tek investitorët potencial. Së dyti, në Ballkanin Perëndimor ka një “luftë” se kush mund të thithë më shpejt dhe më shumë investimet e huaja direkte. Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë legjislacion agresiv të bazuar në subvencione direkte dhe indirekte për thithjen e investitorëve të huaj.
Rritja e rrezikut politik rrit koston e sigurimit të investimeve të huaja në ekonominë shqiptare, gjë që pengon rritjen cilësore të investimeve të huaja. Nëse DASH arrin në përfundimin se ka një përkeqësim të mjedisit të biznesit, ekziston rreziku që investitorët potencialë të zhvendosin projektet e tyre nga ekonomia shqiptare në atë të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
Për shkak të mosveprimit a besoni se pasojat mund të jenë të pakthyeshme?
Malaj: Jo, sepse akoma besoj se ka mundësi reale që problemet e adresuar nga DASH dhe institucionet ndërkombëtare te trajtohen me prioritet dhe seriozitet nga autoritetet përgjegjëse shqiptare. Kjo sepse rritja e rrezikut politik rrit koston e sigurimit të investimeve të huaja në ekonominë shqiptare. Kjo pengon rritjen cilësore të investimeve të huaja në vendin tonë. IHD mund të spostohen apo vendosen në vendet e tjera.
Çfarë e ndryshon këtë situatë në një kohë kur korrupsioni ka prekur nivelet e larta të shtetit dhe se SPAK po arreston ish ministra dhe deputetë?
Përfundimi i pandëshkueshmërisë është ndikimi më i madh që SPAK sjell në shtetin ligjor. SPAK duhet të mbështetet sa më shumë dhe sa më shpejt nga institucionet e tjera të shtetit ligjor në sfidën e tij për të luftuar korrupsionin, pastrimin e parave dhe shpërdorimin e detyrës. SPAK nuk duhet të konsiderohet në asnjë mënyrë si ushqim për luftën baltosore në Parlament dhe në studiot televizive.
Si e konsideroni bllokimin e fondeve IPARD për bujqësinë nga BE?
Malaj: Shqiptarë që janë më pak të mbështetur dhe më të pambrojtur në vështirësitë e tyre të dhimbshme. Vetëm dy shifra lejojnë të kuptojnë se sa jetike janë këto fonde për fermerët Shqiptar. Në BE bujqësia prodhon deri në 1.6 % të GDP-së dhe vetëm 4 % të punësimit. Në Shqipëri fermerët në vitin 2022 prodhojnë 21.8 % të GDP-së, ndërsa punësohen 45 % e të punësuarve.
Edhe nëse ka raste korrupsioni, ato duhet të ndiqen ligjërisht, ndërsa ndërprerja e fondeve duhet të jetë alternativa e fundit. Besoj se fondet do të lirohen së shpejti. Ndërkohë që duhet nxjerrë mësime nga rastet e konstatuara të korrupsionit dhe të bëhen përmirësimet e nevojshme në përzgjedhjen e fituesve, në vlerësimin e kostove të financueshme nga BE dhe sidomos auditimin sistematik të granteve fituese. Është dëshpëruese të shkurtosh edhe më shumë fonde për fermerët shqiptarë që janë më pak të mbështetur dhe më të cenuar në gjendjen e tyre të dhimbshme.
Edhe nëse ka raste korrupsioni, ato duhet të ndiqen ligjërisht, ndërsa ndërprerja e fondeve duhet të jetë alternativa e fundit. Besoj se fondet do të lirohen së shpejti. Ndërkohë, duhet të nxirren mësime nga rastet e konstatuara të korrupsionit dhe të bëhen përmirësimet e nevojshme në përzgjedhjen e fituesve dhe auditimin sistematik të tyre.
Apo punësohen individë sipas preferencave politike dhe jo sipas meritave?
Malaj: Nepotizmi familjar, krahinor dhe partiak kanë rrënjë të thella në historinë dhe tranzicionin tonë. Administrata publike, profesionalizmi, përkushtimi dhe integriteti i saj kanë një ndikim të caktuar në vendimmarrjen dhe proceset integruese të vendit. Nepotizmi është një nga faktorët e braktisjes dhe vdekjes nga të ndenjurit. Shumë të rinj e shohin të pashpresë vendin e tyre për faktin se nuk gjejnë mundësi për punësim dhe karrierë profesionale. Vendi ka nevojë për individë të përkushtuar dhe institucione të forta dhe të qëndrueshme. Jean Monnet në 1978 do të qartësonte se : “Asgjë nuk është e mundur pa njerëzit, asgjë nuk zgjat pa institucionet”. Rastet tipike kur shohin promovimin e kolegëve të tyre të paaftë ose thjeshtë se kanë lidhje nepotike familjare, krahinore dhe partiake u vrasin shpresat dhe i shtyjnë drejt një emigrimi masiv.
A ka ardhur koha për rotacion politik? Çfarë ndodh pas zgjatjes së dy mandateve…?
Malaj: Në realitetin politik shqiptar, rotacionet politike janë bërë më të vështira. PS është në mandatin e tretë dhe ka shumë sfida përpara. Një rotacion mes socialistëve dhe PD-së me tre pjesë është i vështirë. Kjo nuk duhet të shërbejë për absolutizimin e pushtetit në asnjë nivel kombëtar apo vendor, aq më tepër pas rasteve të rënda të disa ministrave dhe kryebashkiakëve me skandalet e tyre tronditëse. Në vitin 2005, kur diskutonim për mandatin e tretë, opsioni im në forumet e PS-së ishte që në çdo zgjatje mbi dy mandate qeverisëse, PS-së të mos synonte shumicën absolute dhe sa më gjatë, por të zgjerohej në një koalicion qeverisës me parti politike të djathta ose anasjelltas.
Cilat janë arsyet e rënies së Euros, pse kjo luhatje u bë e dukshme gjatë fushatës elektorale?
Malaj: Çmimi i euros, si çdo mall tjetër, përcaktohet nga raporti kërkesëofertë, pra sa euro janë në qarkullim dhe sa është kërkesa për euro. Kur oferta rritet nga ardhjet nga turizmi, nga investimet e huaja direkte, nga remitancat por edhe nga burime informale dhe sipas SPAK dhe nga burime kriminale dhe kërkesa ulet për shkak se importet në euro bëhen më të lira, atëherë ndodh zhvlerësimi i euros. Padyshim që gjatë fushatave elektorale ka një hyrje më të madhe të eurove në treg, qoftë për financimin e partive, deputetëve dhe kryetareve për blerjen e votave.
Luhatjet e kursit të këmbimit në një sistem me kurs këmbimi të ndryshueshëm janë reflektim i lëvizjeve në raportet ofertë-kërkesë, të ndikuar edhe nga zhvillimet në tregjet botërore. Tregu i valutës në vendin tonë është relativisht i vogël dhe mund të luhatet edhe nga një ndryshim spontan i raportit kërkesë-ofertë. Nëse luhatjet arrijnë kulmin e tyre deri në 20% ose 13.5% në bazë vjetore, atëherë këto luhatje ose do të jenë për një periudhë relativisht të shkurtër ose nëse veprojnë për periudha të gjata, ekzistojnë vetëm dy mundësi.
Së pari, ekonomia shqiptare është bërë më konkurruese dhe vibruese, deficiti i llogarisë korente është ngushtuar, deficiti tregtar i mallrave dhe shërbimeve është ngushtuar, investimet e huaja dhe remitancat nga burime të ligjshme janë rritur. Se dyti që duhet analizuar me kujdes është se nëse euro është zhvlerësuar për shkak se burimet e informale dhe kriminale në pasuri të paluajtshme dhe biznese janë rritur ndjeshëm.
Kjo shtrembëron raportin kërkesë-ofertë në tregjet e pasurive të paluajtshme, duke rritur artificialisht çmimet e pronave të paluajtshme gjë që dëmton fuqinë blerëse të shqiptarëve për blerjen e shtëpive dhe ambienteve për biznese dhe zyra. Ky fenomen duke marrë parasysh faktin se Shqipëria vazhdon të klasifikohet nga “Moneyval” si një vend me rrezik në zonën gri. Kjo kërkon bashkëpunim të fortë ndërmjet institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave brenda vendit dhe me institucionet ndërkombëtare.
Debatet për arsyet e rënies së çmimit të euros do të vazhdojnë si i vlerësoni ju ato?
Malaj: Në debatet publike ka dy propozime se si të luftohet zhvlerësimi i euros për të mbrojtur eksportuesit dhe këdo që ndikohet negativisht nga zhvlerësimi i euros. Propozimi i parë, Banka e Shqipërisë të ndërhyjë deri në aplikimin e kursit fiks. Ka kolegë që theksojnë se BSH nuk duhet te synoj apo përgjigjet vetëm inflacionin. Por në bazë të ligjit të BSH, objektivi kryesor është inflacioni. Ka banka qendrore si FED ku objektivi/detyrimi i të cilave është inflacioni i ulët dhe mbështetja për rritjen e punësimit. Bazuar në raportin e BE-së, në pjesën financiare, BSH ka detyrimin të miratojë një ligj të ri. Ky është momenti për të diskutuar objektivat e BSH.
Ndërhyrja e BSH në luhatjet e kursit të këmbimit zbatohet vetëm kur këto luhatje ndikojnë në objektivin e inflacionit. Propozimi i dytë -aplikimi i kursit fiks të këmbimit. Kjo kërkon një ekonomi solide me produktivitet të lartë. Vendet me deficite të larta të llogarisë korente dhe nivele të ulëta produktiviteti e kanë të vështirë të mbështesin një kurs këmbimi fiks. Domethënës në debatin e kurse fiks apo të luhatshëm është rasti i Presidentit Nixon, i cili në 1971, i cili pas përllogaritjeve të ekspertëve francezë dhe SHBA-së nuk e garantonte dot borxhin e sa me ar, Presidenti Nikson deklaroi rënien e kursit fiks të dollarit. Shpalli rënien e sistemit të kurseve të këmbimit. Kështu ra sistemi fiks i dollarit me arin, marrëveshje e cila u arrit në Bretton Ëoods në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore. Kujtojmë krizën e paundit në të premten e zezë, kur Soros fitoi 1 miliard dollarë, nga basti se qeveria britanike nuk mund të garatonte vlerën e paundit.
Më kujtohet në vitin 1997, gjatë takimeve me FMN-në, kur Indonezia u përfshi në protesta kundër regjimit të Suhartos, se si ra regjimi i kursit fiks dhe bashkë me të dhe regjimi 40-vjeçar i Suhartos. Studentët nga Indonezia po protestonin para FMN-së për të mos u dhënë 40 miliardë dollarë ndihmë, të cilat Suharto i kërkoi për të garantuar kursin fiks. FMN nuk e miraton kërkesën, monedha kombëtare u zhvlerësua. Protestat rrëzuan Suharton.
Ka propozime për aplikimin e euros si monedhë kombëtare cili eshte opinioni juaj?
Malaj: Së pari, Shqipëria nuk mund të përdorë euron si monedhë kombëtare, pa qenë pjesë e eurozonës. Është e vërtetë që Kosova dhe Mali i Zi e përdorin euron në mënyrë të njëanshme, sepse kanë pasur markën gjermane si monedhë kryesore, por ato nuk janë vende të eurozonës. Së dyti, në historinë e zgjerimeve të BEsë dhe Eurozonës, ka një diferencë prej rreth 10-20 vitesh midis anëtarësimit në BE dhe anëtarësimit në Eurozonë.
Për shembull, Kroacia u bë vend anëtar i BE-së në vitin 2013 dhe vetëm në vitin 2023 u bë vend anëtar i eurozonës dhe përdori euron si monedhë kombëtare. Bullgaria dhe Rumania u bashkuan me BE-në në vitin 2007, por edhe pas 16 vjetësh, drita në tunelin e eurozonës është shumë e dobët.
Së treti, e pamë gjatë krizës së rëndë të Greqisë në vitin 2008, kur shumë akademikë dhe politikëbërës kërkonin të kundërtën e asaj që kërkojnë disa ekspertë shqiptarë. Ata kërkuan kalimin nga euro në dhrahmi. Debatet pro dhe kundër ishin të vështira, por fitoj opsionin i mos largimit nga euro.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38